Sardi konfirmon mbështetjen e Italisë për FSK-në

16:52 | 28 Shtator 2017
M. A.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovës, Piero Cristoforo Sardi.

Berisha dhe Sardi kanë biseduar për bashkëpunimin e mirë dhe produktiv në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Italisë.

Ministri Berisha shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Italisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të kontingjenteve ushtarake në kuadër të KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë.

Berisha e njoftoi diplomatin italian mbi zhvillimet në FSK dhe planet për të ardhmen, duke potencuar faktin se çështje imediate është transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, për të cilën institucionet më të larta vendore marrin vendim, atëherë kur të arrihet konsensusi i plotë brenda vendit dhe koordinim me partnerët strategjikë dhe vendet mike të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Sardi konfirmoi qëndrimin e shtetit italian për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe konkretizimin e tij me aktivitete dhe shkëmbime të përbashkëta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme