Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci e cila njëherësh është edhe anëtare e Komisionit për të Pagjeturit në Kuvendin e Kosovës thotë se është e papranueshme që të dëgjohen arsyetimet e Serbisë për të vonuar zhvarrimin e gjetjeve mortore në Kizhevak.
Sipas saj presioni nga pala kosovare duhet të jetë i vazhdueshëm.
“Mendoj që presioni nga pala kosovare duhet të jetë i vazhdueshëm edhe mendoj që procesi nuk duhet të ndalet, duhet të ecë përpara. Ky lokacion nuk është hera e parë që bëhen gërmime në të dhe natyrisht që duhet të ketë presion dhe duhet që pala jonë me e konstatu se cila është platforma më e mirë për me ec përpara dhe me vazhdu me gërmime. Nuk është e pranueshme që të dëgjohen arsyetime të Serbisë”, tha Bogujevci për arbresh.info
Ramë Manaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në një prononcim për arbresh.info thotë se pas gjetjeve të mbetjeve mortore, kanë mbetë me u taku dy komisionet qeveritare, e Kosovës dhe ajo e Serbisë dhe do të diskutohet nëse do të vazhdohet gërmimi.
Pala serbe po kërkon që zhvarrimi të bëhet në pranverë, duke përdorur si arsyetim kushtet atmosferike./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...