Google ADS

Sanohet tubi i Ujësjellësit, njëra pjesë e Fushë Kosovës pa furnizim me ujë

10:21 | 29 Korrik 2019
Arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se konsumatorët e njërës pjesë të Fushë Kosovës gjegjësisht rruga e Pejës, duke filluar nga rrethi i qytetit deri në Bresje se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 16.00 do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i tubit me diametër 160 mm, i cili është dëmtuar sot në orën 08.30.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim!/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme