Google ADS

Sanksionimi i Vulinit nga ShBA-ja, Osmani: Bashkë me aleatët do të luftojmë ndikimin e keqdashësve

19:14 | 11 Korrik 2023
Arbresh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sanksionimit të shefit të Intelegjencës së Serbisë, Aleksandër Vulin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar se Vulini ka dëmtuar demokracinë dhe ka kërcënuar paqen në rajon, shkruan Arbresh.info.

“Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu stabilitetin e rajonit.”, ka shkruar e para e shtetit.

Tutje Osmani tha se së bashku me aletaët tanë do të luftojmë ndikimin e akterëve të tillë keqadashës.

“Unë përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës.”, përfundoi ajo./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme