Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sanksionit të Donjeta Sadikut.
Donjeta Sadiku dje do fillonte rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian të boksit që filloi në Indi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Fillimisht u tha që kishin problem me viza, më pas ai u zgjidh.
Megjithatë India i kërkoi Sadikut të marrë pjesë, por pa simbolet shtetërore të Kosovës.
E pas këtij vendimi nga India Federata e Boksit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendosën të mos marrin pjesë.
Së fundmi në lidhje me mos-pjesëmarrjen e Donjetës në Botëror kometoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Vendimi për të penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit është shkelje flagrante e standardeve sportive ndërkombëtare.
Si një anëtare në @IBA_Boxing, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj. Ne i bëjmë thirrje Indisë të rishqyrtojë vendimin e saj”, ka shkruar presidentja në Twitter./arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion