Për mos zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), mund të ketë sanksione diplomatike ndaj Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur të dyja palët janë në proces të integrimit në Bashkimin Evropian.
“Mund të ketë konsekuencat ndërkombëtare dhe rruga drejtë BE-së do të jetë më e vështirë për dyja vendet,” shprehet Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, në emisionin Kontakt, në TribunaChannel.
Ai paralajmëron se dekreti nga ana e Qeverisë së Kosovës do të përcillet kur të përpilohet statuti i AKS-së, dhe nuk do të themelohet për sa kohë që Lista Serbe nuk kthehet në institucione.
Kthimi i partnerit serb i koalicionit duket se luan rol edhe në përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.
Sipas Gecajt, procedimi më tutje për ratifikim të Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi, do të bëhet kur Komisioni për matje të territorit të dalë me një raport, dhe kur të kthehet Lista Serbe.
“Nëse nuk aprovohet demarkacioni këtë muaj do të humbim liberalizimin e vizave këtë vit,” shprehet Gecaj.
Ai vlerëson se duhet angazhim për reformën zgjedhore, por nuk sheh asnjë indikacion serioz se do të duhej të shkohet në zgjedhje nacionale të parakohshme.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç