Mëngjesin e sotëm një gyp ka shpërthyer në rrugët “Luan Haradinaj” në Prishtinë duke lënë pa ujë të pijshëm disa lagje.
KRU “Prishtina”, ka njoftuar se punimet për sanimin e gypit të shpërthyer do të zgjasin deri në ora 18:00, përcjell lajmi.net.
“Në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhë një pëlcitje e tubit AC me diametër DN 300 milimetra në rrugën ,,Luan Haradinaj,, dhe ,,Kosta Novakovic,, në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit me të marr informatën, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin i cili ka ndodhë papritur”, thuhet në njoftim.
Po ashtu KRU “Prishtina” njofton se pa ujë janë zonat përreth pëlcitjes së tubit.
“Për shkak të natyrës së defektit, diametrit të tubit dhe pozicionit ku ka pëlcit , ndërprerja e ujit paralelisht me sanimin e defektit do të zgjasë deri sot në orën 18.00. Pa ujë janë zonat përreth pëlcitjes së tubit. Ekipet teknike janë duke bërë të pamundurën që sanimi të kryhet mirë e shpejtë. Kërkojmë mirëkuptim për defektin e ndodhur pa paralajmërim!”, thuhet në fund të njoftimit.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi