Sanimi i gypit pritet të zgjasë tërë ditën, banorët e zonës Qendër mbesin pa ujë

11:27 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Mëngjesin e sotëm një gyp ka shpërthyer në rrugët “Luan Haradinaj” në Prishtinë duke lënë pa ujë të pijshëm disa lagje.

KRU “Prishtina”, ka njoftuar se punimet për sanimin  e gypit të shpërthyer do të zgjasin deri në ora 18:00, përcjell lajmi.net.

“Në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhë një pëlcitje e tubit AC me diametër DN 300 milimetra në rrugën ,,Luan Haradinaj,, dhe ,,Kosta Novakovic,, në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit me të marr  informatën, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin i cili ka ndodhë papritur”, thuhet në njoftim.

Po ashtu KRU “Prishtina” njofton se pa ujë janë zonat përreth pëlcitjes së tubit.

“Për shkak të natyrës së defektit, diametrit të tubit dhe pozicionit ku ka pëlcit , ndërprerja e ujit paralelisht me sanimin e defektit do të zgjasë deri sot në orën 18.00. Pa ujë janë zonat përreth pëlcitjes së tubit. Ekipet teknike janë duke bërë të pamundurën që sanimi të kryhet mirë e shpejtë. Kërkojmë mirëkuptim për defektin e ndodhur pa paralajmërim!”, thuhet në fund të njoftimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme