Erdhi nga Serbia në Prekaz për të nderuar familjen dëshmore, të komandantit, Adem Jasharit. E për këtë, me t’u kthyer në Serbi, u ndal nga BIA serbe, nga të cilët u torturua rënd deri në alivanosje, duke i kërkuar që për këtë veprim, t’i nderon edhe ish agjentët serbë në Beogradin zyrtar.
Opozitari, Nikola Sanduloviq, në ditën e keqtrajtimit nga ky shërbim serb, ka vërejtur edhe prezencën e përgjegjësit të sulmit në Banjskë, Millan Radojiçiq, dhe ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.
“Njëri nga ata ishte edhe Goran Rakiç. Atë e kam parë dhe me shumë mundësi mund ta njoh. nga sytë, nga mjekra. Njëri ishte Milan Radoijçiq, do ta njihja me shumë siguri atë. Personi që më ka goditur në fytyrë, dhe shufër prej 30-40cm, 43 që e kam njohur nga sytë, e që më vonë kam mësuar që edhe ai ishte aty, ai ishte Zvonko Veselinoviç. Më shtynin të puthja emrat e të rënëve, (më falni), anëtarëve të BIA-s, janë të shkruar në mur, unë nuk desha të bëja këtë, dhe ju thashë që ata nuk janë vrarë për fajin tim, por për fajin e vendimeve të këqija politike, ju i keni dërguar atje, nuk i kam dërguar unë”, tha Sanduloviç për TËVË1.
Opozitari serb, dha detaje edhe presionin që ia kanë bërë, rreth bisedave që ka pasur me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
“Pyetje çka kam folur me z. Albin Kurti, me zonjën Vjosa Osmani, me William Walker, me kryetarin e Partisë Republikane të Kosovës”, tregon ai.
Sanduloviç ngriti akuza edhe ndaj njerëzve të afërt me presidentin e Serbisë. Sipas tij, ndalimi i qarkullimit të dinarit është veprim korrekt nga kryeministri Kurti.
“A është ajo shumë prej 800 milionëve që dërgohen atje. Duket që ata individë janë pasuruar në masë të jashtëzakonshme, edhe Goran Rakiç, edhe Milan Radoijçiç, edhe Zvonko Veselinoviç, derisa disa serbë nëpër enklava mezi mbijetojnë, pa kushtet themelore. Ajo çka është diplomatike janë informatat që ne marrim se disa serbë në Kosovë marrin nga dy paga, dhe thonë që kurrë më mirë s’kanë jetuar. E disa serbë nuk kanë as të mbijetojnë nga muaji në muaj. Kështu që kjo më shumë ka të bëjë më çështje tatimore, është problem serioz kur ato para fillojnë të qarkullojnë nëpër llogaritë e shtetit, dhe nuk ka më para jolegale që dikush mund t’i përfitojë”, deklaroi ai.
Kryetari i partisë Republikane serbe, ngriti shqetësimet se grupe të orkestruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë duke u përgatitur përmes grupeve në veri për të nxitur tensione, ai kërkoi reagim nga faktori ndërkombëtar.
“Banjska duhet të jetë drita e kuqe për të gjithë, dhe paralajmërim se mund të ndodhin përshkallëzime të tilla. Vlerësoj që është detyrë e bashkësisë ndërkombëtare, që sa më parë të zbulojë kush janë njerëzit pas kësaj, nëse këta njerëz kanë ndikim nga Beogradi, apo nuk kanë, apo është një palë e tretë që dëshiron përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve. Mendoj që është potez i bashkësisë ndërkombëtare për të hetuar këtë”, deklaroi ai.
Përveç Nikola Sanduloviqit, Serbia vazhdimisht ka keqtrajtuar edhe vajzën e saj, Klara Sanduloviq dhe avokatin e tij, Çodomir Stojkoviq, të cilët së fundi vizituan varrezat e Jasharajve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...