Finlanda ka luftuar forcat sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka nënshkruar bashkëpunim me Moskën më 1948. Finland aka lejuar influencën sovjetike në politikat vendore dhe ndërkombëtare duke marrë pavarësinë e saj.
Kjo qasje – që krijoi termin Finlandizim – ka vazhduar për dekada me qeverinë e saj që ka mbajtur balancing e dy fuqive të Luftës së Ftohtë, dy vende që kanë shfrytëzuar këtë shtet nordik si platform për operacionet e intelegjencës.
Ofrimi i Helsinkit për negociata në mes sovjetikëve dhe Perëndimit, u bë strategji prominente nga Finlanda për t’ju bashkuar NATO-s ose paktit të Varshavës, për të shfaqur lojën gjeopolitike neutral.
“Nga perspektiva e Finlandës, ishte pjesë e politikave tona aktive të neutralitetit”, tha ihstoriani Mikko Majander për Radion Evropa e Lirë. Filanda ishte në mesin e blloqeve, Lindje dhe Perëndim, dhe duke ofruar shërbime të mira ndaj diplomacisë ndërkombëtare, fuqizoi pozicionin e saj.
Njohje nga Lindja dhe Perëndimi’
Samiti i Sigurisë së Helsinkit që është më i famshmi nga Lufta e Dytë Botërore, u krijua më 1975 dhe rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Helsinkit, me shtyllat kryesore duke përfshirë integritetin territorial dhe respektimin e të drejtavë të njeriut – të marrëdhënieve në mes të SHBA-vë, Bashkimit Sovjetik dhe 33 shteteve evropiane.
Presidenti i SHBA-së, Gerald Ford dhe lideri sovjetik Leonid Brezhnev, kishin nënshkruar pajtimin për qeveritë e tyre dhe kishin diskutuar mbi kontrollin e armëve të cilat Sekretari i Shtetit Henry Kissinger i quajti shumë të nevojshme.
Organizimi i samitit të vitit 1975 ku u nënshkrua Marrëveshja e Helsinkit, ishte një cak i diplomacisë finlandeze në vitet e hershme të 70-ta, deklaroi Jussi Hanhimaki, historian finlandez.
“Kjo ishte një mënyrë për të marrë njohje nga Lindja dhe Perëndimi dhe po, neutraliteti ishte i vërtetë, shtoi ai”.
Bush, Gorbachev, Clinton, Yeltsin
Takimi i radhës mes liderëve të SHBA-së dhe atyre sovjetikë në Helsinki u mbajt në shtator të vitit 1990, në mes të presidentit amerikan George Bush dhe liderit sovjetik Mikhail Gorbachev. Këto bisedime ishin të koncentruara në pushtimin e Kuvajtit nga Iraku.
Dy vite më herët, paraardhësi i Bushit, Ronald Reagan, ka ndaluar në Helsinki në rrugën për në Moskë, për samitin me Gorbachevin.
Samiti i fundit në mes dy vendeve u mbajt më 1997, kur presidenti Bill Clinton dhe Boris Yeltsin adresuan disa cështje, duke përfshirë kundërshtimin e Moskës për shtrirjen e NATO-s në shtetet e ish bllokur sovjetik.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, bisedimet përfunduan me marrëveshje në rëndësinë e marrëdhënieve bashkëpunueve në mes të NATO-s dhe Rusisë.
Dy muaj më vonë, Rusia dhe NATO nënshkruan një bashkëpunim historic të njohur si Akti i NATO-s dhe Rusisë. Kjo marrëveshje gjithsesi u akuzua me mosbesim duke përcjellë sulmin e Rusisë ndaj Krimesë më 2014 dhe separatistëve pro-rus në Ukrainë.
“Ndërtimi i urave”
Samiti i 16 korrikut në mes të Trump dhe Putin në Helsinki, vie në mes marrëdhënieve të lëkundura në mes të Moskës dhe Uashingtonit për shumë cështje që përfshijnë konfliktin me Ukrainën, mbështetjes së Rusisë ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ndikimit rus në zgjedhjet amerikane.
Finlanda i është bashkuar Bashimit Evropian pas kollapsit të Bashkimit Sovjetik. Nuk i është bashkuar NATO-s, por u fut në Aleancën e Partneritetit të Programit për Paqe.
Presidenti finlandez, Sauli Niinsto ka mbajtur kontakte me Putinin përkundër tensioneve në mes të Moskës dhe Perëndimit dhe po ashtu është takuar me presidentin Trump.
Hanhimaki tha se liderët finlandezë duan ta shohin vendin si pjesë të Perëndimit përkundër mosanëtarësimit në NATO.
Ai shtoi se ka disa kritika lidhur me takimin që do të mbahet duke i dhënë shumë legjitimitet Rusisë dhe politikave të saj ndërkombëtare.\Majander i tha Radio Evropës së Lirë se është shumë mirë që Finlanda vazhdon të jetë “urë lidhëse”.
“Ne nuk kemi ndonjë agjendë në samit, por, si fqinjë të Rusisë, ne duam marrëdhënieve të mira në mes të Perëndimit dhe Lindjes. Dhe, nëse mundemi të kontribuojmë dicka në këtë drejtim, do të ishte mirë edhe për ne”, shtoi Majander.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...