Përfaqësuesit e Vendeve të Paangazhuara u mblodhën në Beograd. U zgjuan kujtimet, u kujtua koha e Titos dhe Luftës së Ftohtë.
Po shndërrohet Vuçiqi në një Tito të vogël?
Samiti dyditor që shënoi gjashtë dekada të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara u mbajt në Beograd, ku u mblodhën përfaqësuesit e më shumë se 105 vendeve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq e quajti këtë si një samit “përkujtimor”, në 60 vjetorin e Konferencës së parë, të mbajtur në 1961 në Beograd. Mbledhja nuk solli asnjë vendim politik. Në të morën pjesë rreth 50 krerë shtetesh, qeverish dhe ministra të jashtëm. Ndërsa organizatorët u përpoqën që gjithçka të duket e ngjashme me protokollin e dekadave më parë nga koha e ish-Jugosllavisë.
Megjithëse tubimi diskutoi zyrtarisht për vaksinat, ndryshimet klimatike ose luftën kundër terrorizmit, mbledhja në vetvete shihet si një kujtesë nostalgjike e përpjekjeve për të krijuar një botë më të drejtë dhe shumë polare gjatë ndarjeve të botës në dy blloqe. Organizatorët u përpoqën të afirmojnë idenë e Lëvizjes së të painkuadruarve, por kjo lëvizje sot nuk ka ndonjë peshë.
Analistët në Beograd tashmë kanë vënë re se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të imponohet si udhëheqës iBallkanit Perëndimorme nismat rajonale, por ambiciet e tij nuk ndalen me kaq.
Shpesh theksohet se Aleksandar Vuçiq po përpiqet të jetë Tito i ri dhe se Lëvizja e të Painkuadruarve përshtatet në mënyrë të përkryer në një imazh të tillë. Ministri Selakoviq theksoi në mbyllje të samitit “se Tito ishte një nga gjenitë politikë të shekullit të njëzetë”. Ne jemi krenarë për këtë, si dhe për faktin se ai donte të varrosej në Beograd”, tha ministri i Jashtëm serb.
Propaganda
Gazetari Slobodan Stupar vlerëson për Deutsche Wellen se organizimi i samitit është “një shaka e zakonshme propagandistike, të cilën askush nuk do ta mbajë mend pas një jave.”
“Qëllimi i tubimit është të mbani mend se ai (Aleksandar Vuçiq) është pasardhësi i ish-Jugosllavisë, se ai mund të jetë një Tito i vogël – që natyrisht është një kiç politik dhe një farsë – por edhe për t’i shitur disa armë mysafirëve, pasi kanë adhur këtu. Sigurisht që e gjitha kjo mund të shihet edhe në ditarët televizivë dhe tabloidet mediatike”, thotë Stupar për DW.
Kosova dhe bashkëpunimi
Suzana Grubjeshiq, nga Qendra për Politikën e Jashtme, rikujton edhe organizimin e të njëjtit tubim edhe në pesëdhjetëvjetorin e Lëvizjes në Beograd. Për DW ajo thekson se pika ka mbetur e njëjtë: “Para dhjetë vitesh dhe tani në qendër të vëmendjes ishte Kosova. Këtu ka vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por ka dhe vende që tërhoqën njohjen e Kosovës në këtë grup. Qëllimi tjetër i këtij samiti është forcimi i bashkëpunimit dypalësh – sepse në një sallë ngjitur mbahej një panair armësh. Por ka dhe disa lidhje të vjetra nga periudha jugosllave. Unë nuk mendoj se ne duhet të presim më shumë se kaq”, thotë Suzana Grubjeshiq.
Një tubim i ngjashëm u organizua në Beograd dhjetë vjet më parë nga ministri i Jashtëm i atëhershëm Vuk Jeremiq, i cili tani thotë se samiti aktual “është mirë që të shënohet në disa pjesë të botës”. “Serbia sot nuk ka orientim në politikën e jashtme dhe nuk ka qëllime të sakta në politikën e jashtme. “Fakt është që ndaj këtij samiti do të reagojnë BE dhe SHBA, por ato janë duke bërë lëshime ndaj presidentit Vuçiq edhe për gjëra shumë më të mëdha, se një samit i të Painkuadruarve”, thotë Jeremiq.
Perëndimi e njeh Vuçiqin
Perëndimi e njeh Vuçiqin edhe më mirë se qytetarët e Serbisë, mendon Slobodan Stupar. “Ata kanë qenë prej kohësh në dijeni të skizofrenisë së politikës së jashtme serbe, kështu që kjo ngjarje e bërë për reklamë nuk i befason ata.”
Ndërsa Suzana Grubjeshiq tërheq vëmendjen për faktin se “Serbia nuk është anëtare e Lëvizjes së të Painkuadruarve. Ajo pretendon të anëtarësohet në BE. Ndërkohë që organizon samit për të Painkuadruarit. Por kjo ka kaluar pa u vënë re në mediat perëndimore”.
Rusia dhe roli i saj
Interesimi i Rusisë për këtë samit ka zgjuar vëmendjen e shumëkujt, sepse këtu ishte si vëzhgues edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në samit u tha se “statusi i Rusisë si vëzhgues në këtë Lëvizje hap mundësi për një kontributi të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare”. “Rusia gjithmonë gjen mënyra për të qenë e pranishme në disa rajone jo të stabilizuara, siç është Ballkani, e qëllimi i saj është që këto rajone të mos jenë të stabilizuara”, tha Sllobodan Stupar.
Nga ana tjetër, Suzana Grubjeshiq beson se “prania ruse këtu është e rëndësishme për Serbinë, në mënyrë që të vazhdojë ta mbajë Rusinë në anën e vet kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Por ne nuk duhet të harrojmë as krizën aktuale të gazit dhe naftës, sepse Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus, thotë ajo.
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...
Ambasada e Francës dënon sulmin: Përgjegjësit të dalin para ...