Samiti i Sllovenisë: BE e shqetësuar për gatishmërinë e bllokut për zgjerim

10:50 | 6 Tetor 2021
V. S.

Në samitin që mbahet sot në Brdo të Sllovenisë, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të presin rikonfirmim të përkushtimit të BE-së, por jo progres konkret, në përpjekjen e pasuksesshme për t’iu bashkuar bllokut.

Bashkimi Europian pritet të fokusohet tek mbështetja ekonomike prej disa miliardë eurosh për fqinjët e tyre lindor në kështjellën e Brdo në Slloveni, që mban presidencën e radhës së BE. Por nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme në takimin me liderët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në deklaratën finale të samiti, e parë nga “EU Observer” dhe media te tjera pranë Brukselit, BE përmend fjalën zgjerim në vend të perspektivë evropiane.

“BE rikonfimon përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit dhe vendimeve të marra bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzim i drejtë dhe rigoroz dhe në parimet e meritave individuale”.

Fjalët që synojnë t’i japin më shumë siguri vendeve të Ballkanit u janë shtuar një tekstit në draft-deklarata e mëhershme të samitit. Por megjithatë, në tekstin e parë nga Eu Observer, BE përfshin gjithashtu një paragraf të ri që shpreh shqetësim për gatishmërinë e bllokut për të pranuar anëtarë të tjerë.

“Ndërsa njohim progresin e bërë nga Ballkani Perëndimor ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, përfshirë kapacitetin e saj për të integruar anëtarët e rinj”.

Pak para mbajtjet së samitit, një ofensive diplomatike u zhvillua në slloveni, për të bindur bullgarinë të tërheqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Liderët evropianë organizuan dy takime mes presidentit bullgar Rumen Radev dhe kryeministrit së Maqedonisë së Veriut Zoran zaev, siç njoftoi presidenca bullgare, shkruan A2cnn, transmeton Klankosova.tv. Në një prej takimeve ishin të pranishëm edhe kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron. Por siç pritej, Bullgaria ka njoftuar se nuk do të ketë vendime të rëndësishme në Brdo./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme