Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë

12:29 | 16 Tetor 2023
E.H

Ka nisur Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Punimet i ka hapur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa më pas një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruara para liderëve të pranishëm për Samitin e Procesit të Berlinit se sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtareve të BE-se dhe jo anëtarëve të BE-së.

Rama është shprehur se të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë dhe se sfida me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE-se po intensifikohen me homologët e tyre të BE-së.

“Ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen në një vend bastion të propagandës. Të nderuar miq, ndihem mirë që bashkohemi dhe kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vite më parë nga Angela Merkel në Berlin e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik evropian. Disa prej jush janë nga BE-ja, e disa të tjerë jemi nga E-ja pa B-në. Ka shumë sfida por për të gjithë ne këtu, sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtareve të BE-se dhe jo anëtarëve të BE-së. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë, sfida me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE-se po intensifikohen me homologët e tyre të BE-së. Nuk do drejtoj gishtin ndaj askujt por dua të ngre disa pikëpyetje, a mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve jo anëtare të BE-së siç mund të bëjmë 9 vite më parë?”, ka deklaruar ai.

Kreyministri u ndal më tej te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe lufta e Hamasit në Izrael. Kreu i qeverisë u shpreh se bota po ndryshon shumë shpejt dhe shumë më ndryshe se sa ishte parashikuar.

“Një luftë në pragun e Evropës, ku një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë territorin vet, na ka treguar se bota po ndryshon shumë më shpejt dhe shumë më ndryshe se sa e kishim parashikuar shumica prej nesh. Ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet. Ndërkohë që jemi solidarë me Izraelin përhapja e tmerrshme e urrejtjes, dëshmon edhe njëherë se pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi midis e përreth komunitetit tonë demokratik. Si po reagojmë ndaj kësaj skene që zhvillohet përtej kufijve tanë, ndërkohë që ne jemi të bashkuar për Ukrainë, a po përgatitemi për një përgjigje ndaj sfidave politike me të cilat po p[përballet komuniteti ynë?”, ka deklaruar Rama./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme