Google ADS

Për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, sot Tirana nikoqire e Samitit të Berlinit

07:14 | 16 Tetor 2023
E.H

Samiti i Procesit të Berlinit për herë të parë do të do të zhvillohet në një vend jo anëtar i BE-së, në Tiranë.

Të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së do të bëhet bashkë sot në kryeqytetin e Shqipërisë për Samitin e Procesit të Berlinit, përgatitjet e të cilit kanë filluar tash e sa ditë, shkruan Arbresh.info.

Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka udhëtuar për në tiranë, ku do të ketë takime bilaterale me liderët e Ballkanit

Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë ka publikuar edhe agjendën e plotë për ditën e sotme.

Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

Në orën 11:30 fjala hapëse

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme