Krytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027.
Haradinaj ka vlerësuar se kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s, shkruan Arbresh.info.
“Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018.”, ka shkruar ai.
“Por, për të arritur që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë Qeverinë më 2025 dhe të kemi dy vjet pandalur në angazhim të ngushtë me SHBA dhe NATO.”, shtoi ai./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...