Google ADS

Samiti i Demokracisë në SHBA, reagon Grenell: Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë

10:38 | 6 Nëntor 2021
L G

Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA.

Grenell thotë se me mos ftesën e Kosovës dhe Serbisë në këtë samit, presidenti Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë, shkruan arbresh.info.

Siç është shprehur Grenell, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.

Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, në një postim në Twiterr tha se  Trump ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”. /arbresh.info/

Postimi i plotë i Grenell:

Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit. Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë!.

Të ngjashme