Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Mediat në Shqipëri raportuan se aty do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se presidentja ka qenë e ftuar vetëm në samitin e djeshëm për Ukrainën dhe se në samitin e sotëm ku do të diskutohet mbi planin e rritjes janë ftuar vetëm qeveritë.
“Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë”, ka thënë këshilltari për media, Bekim Kupina, shkruan Arbresh.info
LEXO EDHE:
Edhe Vjosa Osmani merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë
Më 29 Shkurt, do të zhvillohet në Tiranë Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, kjo është agjenda
Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e...
Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt ësh...
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër