Google ADS

Sami Thaqi ishte edhe pjesëtar i UÇK-së

12:15 | 29 Janar 2020
Arbresh.info

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaqi i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra në një shpërthim që ndodhi mbrëmë gjatë një aksioni policor në Zhur të Prizrenit kishte qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaqi në moshën 16 vjeçare ishte bërë pjesë e grupeve që udhëtuan drejtë për Shqipëri, për t’u armatosur kundër pushtuesit serb.

Kështu ka rrëfyer në një intervistë dhënë për arbresh.info, Fadil Thaqi ,vëllai i madh i të ndjerit.

Ai nën emocione ka thënë se Thaqi ka qenë atdhedashës.

“Më besoni që e kam shumë vështirë të flas, ka qenë i mëshirshëm, ka qenë atdhedashës. Qysh në moshën 16 vjeçare ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku morri rrugë për në Shqipëri për t’u armatosur ndaj forcave serbe.”, tha Thaçi.

Kujtojmë që mbrëmë në një aksion të Policisë së Kosovës në fshatin Zhur të Prizrenit, ndodhi një shpërthim si pasojë e të cilit ka vdekur një polic ndërsa janë lënduar dy të tjerë.

I vdekur ka vdekur Sami Thaqi, varrimi i të cilit do të bëhet sot në  orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Malishevë.

Ndërsa një nga policët që ka marrë lëndime ka humbur njërin sy ndërsa ka lënduar rëndë tjetrin sy.

Këtë për arbresh.info e ka shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka./arbresh.info/

 

 

Pacolli: Sami Thaçi u vra për një Kosovë më të sigurt, fajtorët të marrin dënimin e merituar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme