Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka ngritur padi për shpifje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, deputeti aktual i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Lidhur me këtë padi, Lushtaku ka thirrur konferencë për media, e cila do të mbahet në ora 14:00.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit. Konferenca do të mbahet në Zyrën e Avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 14:00”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...