Partia Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në vend, por e cila për një kohë të gjatë u drejtua nga krahu i luftës.
Situata e krijuar në vend dhe rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit ndikoi që Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës të marrë vendim për shkuarje në zgjedhje të brendshme të partisë.3 korriku do të jetë edhe data vendimtare për drejtuesin e ri të PDK-së, partia e cila për një kohë të gjatë u udhëheq nga Hashim Thaçi e më pas nga Kadri Veseli, të dy ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët tani gjenden në një proces gjyqësorë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Gjatë ditës së djeshme deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidimin e tij për të drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës.
Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar zyrtarin e PDK-së, Sami Lushtaku. Lushtaku deklaroi se Memli Krasniqi është një nga njerëzit më të mirë dhe më të respektuar të partisë.
Sipas Lushtakut kjo nuk është koha e duhur për zgjedhje të brendshme, por që sipas tij mbetet të shihet se kush do të jetë tjetër kandidat për drejtimin e partisë.
“Unë i respektoj se të gjithë ata kandidatë që janë të PDK-së besoj se Memli Krasniqi është njëri nga ata që shumë i respektueshëm në Partinë Demokratike, poashtu është që nga fillimi në PDK dhe tash varet edhe kush është tjetër kandidat. Unë nuk e di se kush mund të jetë tjetër kandidat”, tha Lushtaku.I pyetur nëse është e vërtetë se nëse ky i fundit ishte shtytja më e madhe për kandidimin e Krasniqit, Lushtaku tha se kjo nuk është e vërtetë.
Sipas tij gara është e hapur dhe se tani për tani dihet vetëm kandidimi i Krasniqit.
“Ka ardh prej juve ideja për kandidimin e Memli Krasniqi. Jo, nuk është e vërtetë kjo absolut. Unë nuk e di, gara është e hapur nuk e di kush kandidon po Memli Krasniqi, dje veçse e shprehu kandidimin.Varet tash kush don ta merr drejtimin e PDK-së, unë besoj se Memli është njëri prej njerëzve më të respektueshëm dhe më të mirë në PDK dhe besojmë fuqishëm në kandidaturën e tij”, shtoi ai.
Lushtaku ndër të tjerash tha se respekton çdo vendim që vie nga Kryesia e PDK-së, ndër to edhe këtë për zgjedhje të brendshme të partisë.
“Unë nuk e di unë personalisht kam qenë kundër zgjedhjeve në këtë kohë sepse tash janë zgjedhjet lokale, por megjithatë ka qenë vendim i Enver Hoxhjat dhe i Kryesisë së PDK-së të cilin unë e respektoj padiskutim”, tha ai.
Ndryshe në kandidim për të parin e PDK-së janë përmendur disa emra, ndër ta Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku e Gent Cakaj.Ishte vetë Cakaj i cili mohoi një gjë të tillë duke theksuar se tani për tani po qëndron larg politikës, derisa Vlora Çitaku mohoi publikisht kandidimin për drejtim të PDK-së. Deklarim nuk pati nga Ismaili dhe Hamza derisa Memli Krasniqi dje deklaroi se tashmë është në kandidim të hapur për të drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës.
PDK do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme pas atyre që zhvilloi LDK muaj më parë. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit si dhe mosprania e drejtuesit të mëhershëm, Kadri Veseli bëri që PDK të organizoi zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet të shihet se di do të zhvillohen.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit