Sami Lushtaku falënderon delegatët: Mora 90% të votave

18:33 | 21 Prill 2019
Arbresh.info

Pas zgjedhjes në pozitën e Kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka falënderuar delegatët për besimin.

Lushtaku përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka marrë 90% të votave, shkruan arbresh.info.

“Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj”, ka shkruar ai.

Duke premtuar se do të jetë kryetar I të gjithëve ka përfunduar postimin Lushtaku.

“Do të jem kryetar i të gjithëve! SL”, ka shkruar ai.

Ndryshe gjatë ditës ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është rizgjedhur në pozitën e të parit të PDK-së në Skenderaj. Ai ka marrë 215 vota ndërsa 21 kanë votuar kundër.

Votimi ishte i fshehtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme