Sami Kurteshi: Sot u binda se Dhurata Hoxha ka gisht direkt në vrasjen e Astrit Deharit

18:09 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë në Kuvendin e Kosovës, se sot është bindur se Dhurata Hoxha, ish-ministre e Drejtësisë ka gisht direkt në vrasjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, që vdiq në burg, njofton Klan Kosova.

“Sot u binda se Dhurata Hoxha ka gisht direkt në vrasjen e Astrit Deharit, pas fjalimit që mbajti sot”, ka thënë Kurteshi, duke aluduar në një fjalim të mëhershëm të Hoxhës mjaft të ashpër në raport me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme