Anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i ka dalur “problem” edhe me kryetarin e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Ky i fundit kërkoi të përfundojnë diskutimet në lidhje me shkeljet e konstatuara nga Komiteti i Auditimit derisa të dihet me saktësi në lidhe me ato shkelje.
“Nuk ta jap fjalën ma. Është bërë gjysmë ore që kemi fillu dhe ende nuk po mund të vazhdjmë”, deklaroi Radoniqi.
Por, kjo nuk u përfill nga Kurteshi dhe i njëjti tha se nëse deri në fund të javës tjetër shkeljet nuk dërgohen në prokurori do ta bëjë personalisht ai.
“Dhe i pëlqeu dikujt apo jo ne do ngrisim në mbledhje çdo çështje publikisht, pasi që për këtë çështje jemi këtu, unë do veproj personalisht. Ne e dimë që ka veprime të fshehta në këtë drejtim. Shkeljet kanë të bëjnë me vjedhje”, deklaroi Kurteshi.
Kurteshi vazhdimisht polemizonte edhe me ish-kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...