Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka humbur kohë në emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës.
Ai pas shkarkimit të Rashit Qalaj, ka emëruar në këtë pozitë zëvendësdrejtorin Samedin Mehmeti, shkruan portali arbresh.info.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Mehmeti ishte zgjedhur zv/drejtor i PK-së në janar të vitit 2019.
Ai më parë më parë ishte Drejtor i Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë