Ligjëruesi universitar Donik Sallova thotë se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhje të reja mbështet në bindjen se pas mocionit vetëm zgjedhjet e reja e bëjnë legjitime një qeveri.
Sipas Sallovës, kjo nuk nënkupton që VV po refuzon marrjen e mandatit të ri për ta bërë qeverinë, transmeton portali arbresh.info.
“Fakti që VV po kërkon zgjedhje të reja është qëndrim politik i mbështetur në bindjen se në situatën pas mocionit vetëm zgjedhjet e reja e bëjnë legjitime një qeveri të re. Ky qëndrim politik mbështetet edhe në leximin që VV ia bën kushtetutës në situatën e mocionit të suksesshëm ndaj qeverisë, por kjo nuk nënkupton se Vetëvendosja po e refuzon marrjen e mandatimit të ri për ta bërë qeverinë, nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë ndryshe”, shkruan ai.
Tutje Sallova thotë se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën pasi që nuk është në diskrecionin e tij për ta zgjedhur qeverinë e re, vetëm nëse fituesi heq dorë publikisht apo dështon në votimin në Kuvend.
“-Janë dy veprime të presidentit të cilat po kontestohen kushtetutshmërisht: faktin që ai nuk po e shpërndanë kuvendin pas mocionit dhe aktin e shmangies së fituesit të zgjedhjeve në bërjen e qeverisë së re mbi bazën e konstatimeve dhe vlerësimeve përceptuese politike të presidentit mbi sjelljen “refuzuese” të fituesit të zgjedhjeve për ta propozuar mandatarin e ri. Pra, presidenti përceptimin e tij po e parashtron si fakt politik me konsekuenca juridike. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka diskrecion ta tejkalojë fituesin e zgjedhjeve vetëm nëse ai dështon në votimin në kuvend për ta zgjedhur qeverinë ose nëse fituesi heq dorë publikisht dhe vullnetarisht nga propozimi i mandatarit. Duke qenë se nuk ka ndodhur as njëra e as tjetra, presidenti tashmë e ka shkelur kushtetuten me gojë, ndërsa pritet që ta shkelë edhe me shkrim, për t’i kompletuar provat për gjykimin e tij të nesërm si president kushtetutshkelës që duhet shkarkuar apo dorëhequr”, përfundon Sallova./arbresh.info/
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...