Sallova: SHBA nuk po i bënë presion Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën

17:05 | 9 Mars 2019
Arbresh Info

Njohësi i qeshjeve politike Donik Sallova në një intervistë për Arbresh.info ka vlerësuar se ardhja në Kosovë e nënsekretarit për Çështje Politike, David Hale, tregon se po futemi në fazën intensive të përcaktimit për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Po ashtu ka thënë se do të ishte në favorin e Kosovës nëse dialogu do të rezultonte me anëtarësimin e Kosovës ne OKB dhe me njohjen nga Serbia e që do të ishte një arritje e madhe.

“Ky nivel i lartë i diplomatit amerikan që ka ardhur në Kosovë tregon se ne po futemi në fazën intensive të përcaktimit ose jo të vazhdimit të dialogut me Serbinë. Deri më tani kemi pasur një hapësirë edhe të polemikave të brendshme të diskutimit për taksën a i pengon dialogut apo jo dhe se a duhet të hiqet ose jo, dhe unë besojë se me këtë nivel të përfaqësimit diplomatik, SHBA-ja po tregon edhe njëherë që për SHBA është kruciale që Kosova të futet në dialog e që dialogu me Serbinë ta marr një epilog siç po thuhet të paktën brenda këtij viti, dhe që do të ishte edhe në favorin e Kosovës ne kuptimin që nëse dialogu do të rezultonte me anëtarësimin e Kosovës ne OKB dhe me njohjen nga Serbia e që do të ishte një arritje e madhe në këtë drejtim do i kishte dhënë një lloje impulsi ky takim i liderëve tanë sepse që të gjithë në prononcimet e tyre deklaruan do të jenë pro dialogut dhe do të marrinë pjesë në dialog”, thotë Sallova.

Gjithashtu Sallova ka folur edhe rreth çështjes së taksës, ai thotë se SHBA nuk po i bënë presion Serbisë që të futet në dialog por po i bëjnë presion Kosovës që ta heq taksën e dialogu të vazhdojë

“Amerika i ka suspenduar disa programe bashkëpunime me Kosovën e kjo ka ndikuar në raportet Kosove SHBA. E nuk është se këto raporte nuk janë cenuar, unë besojë se pas këtij takimi do të kemi një lloj kanalizimi  edhe rreth çështjes së taksës në kuptimin që ose do të suspendohet ose do të bëhet pjesë intensivë pika e parë diskutuese në dialog më Serbinë, ose ri formatim qeverisëse politike për ta kaluar këtë ngërç. SHBA nuk do i bënë presion Serbisë që të futet në dialog por po i bëjnë presion Kosovës që ta heq taksën që dialogu të vazhdojë”, ka thënë Sallova për arbresh.info.

Po ashtu për mos përfshirjen e opozitës në platformë, tha se me një qeveri gjithëpërfshirëse Qeveria do të ishte legjitime për ta udhëhequr dialogun pa pasur nevojë për krijimin e një ekipi negociues.

“Qëndrimi i LDK-së është se kjo qeveri nuk është legjitime dhe për shkak se nuk është legjitime nuk mund ta përfaqësoj më së miri Kosovën në negociata, dhe ndaj po dështojnë negociatat. Me qeveri gjithëpërfshirëse Qeveria do të ishte legjitime për ta udhëhequr dialogun pa pasur nevojë për krijimin e një ekipi negociues. Një riorganizim i qeverisë do të ishte i domosdoshëm që edhe dialogu të jetë dialog me një  përfundim i cili ka gjasa të ratifikohet në kuvendin e Kosovës”, përfundoj Sallova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme