Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje ditëve të fundit kanë filluar me akuza të ashpra ndaj njëri tjetrit. Përkundër se është folur për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy subjekteve politike, me veprimet e fundit këto dyja po lënë të nënkuptohet se po largohen dhe më shumë nga njëra tjetra.
E këtë konflikt, analistët po e shohin si nxitje e vet kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Njohësi i çështjeve politike, Donik Sallova në një prononcim për Indeksonline, thotë se ky konflikt po bëhet për motive personale. Sipas tij, Mustafa ka një armiqësi politike dhe personale ndaj VV-së për shkak të dy humbjeve të mëdha.
“Konflikti ndërmjet LDK-së dhe VV-së është konflikt i nxitur nga Isa Mustafa për motive personale. Isa Mustafa ndjen armiqësi politike dhe personale ndaj VV sepse VV ia ka shkaktuar dy humbje të mëdha. E para VV ia mori LDK-së Prishtinën duke e mposhtur Isa Mustafën dhe e dyta VV e nxori LDK-në (bashkë me LAA-në) subjekt të tretë në Kosovë”, ka thënë Sallova.
Ai po ashtu, thotë se Mustafa përmes këtyre veprimeve po mundohet të justifikojë tek strukturat e LDK-së kundërshtimin e koalicionit me VV-në.
“Prandaj, vetëm e vetëm që VV mos ta marrë pushtetin Mustafa po synon të nxisë “urrejtje politike” tek strukturat dhe militantet e LDK-së në mënyrë që të justifikohet për kundërshtimin e koalicionit me VV-në. Kështu, Mustafa do ia bëjë shërbimin e fundit PDK-së dhe LDK-në do ta çoj kah shpërbërja!”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Vetëvendosje ka tre vite që ka deponuar 70 dosje kundër Mustafës në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Megjithëkëtë, as pas tri vitesh hetime, Prokuroria nuk ka arritur të gjejë element të ndonjë vepre penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare apo korrupsion ndaj ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...