Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Donik Sallova ka komentuar marrëveshjet për hekurudhat dhe autostrada mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sallova përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova e ka të kufizuar lirinë e qarkullimit për në Serbi në këto hekurudha e autostrada, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se së pari duhet të hiqen barrierat politike mes dy vendeve.
“A kanë kuptim marrëveshjet për herkurudhat dhe autostradat, pra për këto dy infrastruktura të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave mes Kosovës e Serbisë, kur njëra palë (Kosova) e ka të kufizuar lirinë e qarkullimit për në Serbi në këto hekurudha e autostrada? Si do të rritet qarkullimi i dyanshëm i njerëzve në këto hekurudha kur qytetarëve të Kosovës nuk u njihen pasaportat dhe u kërkohen plotësimi i formularëve që nuk i kërkohet asnjë shtetasi tjetër të huaj në Serbi? Si do të rritet reciprokisht volumi ekonomik dhe tregtar nëse Kosovës nuk i njihen targat e automjeteve (kamionëve që do ta rrisin volumin e shkëmbimit të mallrave!), vulat e certifikimit të cilësisë së mallrave etj. (në këtë rrethanë ky volum do rritej veç për Serbinë)? Pra, si mund të ndërtohen rrugë e hekurudha kur ka kufizime e diskriminime politike, ligjore e ekonomike të Serbisë ndaj Kosovës? Mendoj se pa u heq barrierat politike nuk mund të ndërtohen as rrugë, as hekurudha e as ura bashkëpunimi ekonomik. Kjo do të ishte një farsë e radhës sikur dhjetëra marrëveshjet e Brukselit, ku do të përfitonte në terren Serbia e Kosova do vazhdoj ta paguaj koston edhe politike të mosnjohjes edhe koston ekonomike të dominimit nga mallrat serbe. Bashkëpunim do të thotë interes i përbashkët i ndërtuar mbi parimin e Reciprocitetit! Kosova nuk duhet të përfshihet në marrëveshje të tjera politike të cilat e shpërfillin kontekstin politik të problemit me Serbinë. Si mund të bashkëpunojmë me Serbinë pa na njohur ajo si bashkëpunëtor të barabartë? Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se nëse ajo ka interes për të bashkëpunuar me Kosovën, duhet ta pranojë se do bashkëpunoj me një shtet fqinj dhe jo me krahinën e pretenduar. Nga marrëveshja për hekurudhat e autostradat e deri tek marrëveshja e pretenduar finale (“e paqes”!) ka shumëçka në mes që duhet sqaruar!”./arbresh.info/
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”