Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu shoqëruar nga zëvendësministri Vigan Qorrolli, dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Ministrisë, zhvilluan një diskutim me Komisionin e Venecias nëpërmjet një platformës online.
Sallahu në komunikim me anëtarët e Komisionit të Venecias përmendi se Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me Komisionin e Venecias, duke i përcjellë për vlerësim iniciativa të ndryshme kushtetuese dhe ligjore që janë ndërmarrë deri tash, “opinione të cilat janë adresuar me seriozitetin më të madh nga Qeveria.”, shkruan Arbresh.info.
“Njëra nga këto iniciativa është edhe reforma në Këshillin Prokurorial, ku ky është verzioni i tretë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial i cili po diskutohet me ju. Verzioni i ri i Projektligjit është përgatitur pas një procesi të gjatë të konsultimeve më të gjithë akterët, në takime të ndara dhe punëtori të përbashkëta”, sqaroi Sallahu para të pranishmëve nga Komisioni i Venecias.
Duke marrë parasysh kufizimet që janë krijuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, zëvendësministri I Drejtësisë mes tjerash shtoi në projektligj është propozuar rritja e përkoshme e numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial
“Ne kemi propozuar në këtë Projektligj një rritje të përkohshme të numrit të anëtarëve të Këshillit, ngase reforma nuk mund të presë. Këshilli ka kompetenca shumë të rëndësishme siç janë: rekrutimi, avancimi, transferimi dhe disiplinimi i prokurorëve, andaj sigurimi i balancimit dhe krijimi i konditave për eliminimin e koorporatizmit në Këshill, është kyç që këto kompetenca të zbatohen në mënyrë të duhur.”, tha ai.
“Rritja e përkohshme e numrit të anëtarëve në Këshill është e vetmja mënyrë që stopon problemet në Këshill Prokurorial e që janë: koorporatizmi, interesat grupore, ndikimet, mungesa e pavarësisë dhe e efikasitetit” theksoi Sallahu.
Tutje diskutimi u fokusua në përbërjen e Këshillit Prokurorial, përfaqësimin e balancuar, procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit si dhe standardet tjera profesionale në linjë me ato kushtetuese dhe ndërkombëtare të cilat do të duhej adresuar nisma e tillë reformuese.
Ministria e Drejtësisë gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të pranuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për të avancuar më tutje me këtë projektligj, që do të mundësonte mes tjerash pavarësinë e Këshillit Prokurorial, eliminimin e kooporatizmit dhe efikasitetin e Prokurorisë./Arbresh.info
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...