Përparim Gruda i PDK-së sot në një konferencë për media ka deklaruar se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasador Martin Berishaj janë me nga dy pasaporta dhe sipas tij mund të jetojnë ku të dëshirojnë.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i cili ka thënë se deklarata e Grudës është një dhunim brutal i të drejtave të njeriut.
“Në këtë konferencë ai tha ‘Meqë Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj i kanë nga dy pasaporta, kur ta merr mandatin PDK, ata nuk do të jetojnë në Kosovë’. Ky është kërcënim dhe njëkohësisht dhunim brutal i të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuar me kushtetutë. Kjo është doktrina juridike perëndimore e PDK-së dhe përfaqësuesve të saj”, ka shkruar Sallahu në rrjetin social Facebook.
“Vërtetë, Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj kanë të drejtën të posedojnë edhe më shumë pasaporta se sa dy dhe mund të zgjedhin lirisht se në cilin shtet do të jetojnë. Këtë ua garanton secili akt me efekt juridik të brendshëm dhe ndërkombëtar, e jo dëshirat e përfaqësuesve të goditësve të shtetit përmes konferencave të zakonshme me përmbajtje jashtëzakonisht të dobët”, ka thënë Sallahu./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Gruda (PDK): Shkarkimi i fundit në polici, ndërhyrje e pastër politike
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...