Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka reaguar rreth temës së rezervave shtetërore duke thënë se çështja me karakter komplet civil po tentohet të kthehet në çështje penale si formë hakmarrje ndaj qeverisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Sallahu thotë se kontrata që lidhet mes shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, që përcakton sasinë, çmimin dhe pagesën e mallit, nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil.
Sipas tij, duke parë nga provat dhe faktet, operatori ekonomik nuk e ka sjellë mallin në tërësi dhe kësisoj gkyata mund të marrë vendim duke e detyruar operatorin për dëmshpërblim.
“Ky kontest civil zgjidhet në gjykaten kompetente të përcaktuar në kontratë. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund të ketë vepër penale në këtë rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellë mallin në tërësi dhe kësisoj gjykata mund të marrë vendim duke detyruar operatorin e tillë ekonomik për dëmshpërblim. Prandaj në këtë rast në asnjë formë nuk ka përgjegjësi penale.”, shkruan Sallahu.
Tutje ai shkruan se realizimi i kontratës bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontratës nga operatori ekonomik në tërësi nuk përbën vepër penale por bazë të mjaftueshme për realizim të dëmshpërblimit në Gjykatë.
Zëvendësministri Sallahu thotë se nëse vendimi i tillë merret në gjykatën kompetente në Kosovë, atëherë ky vendim njihet dhe ekzekutohet në vendin ku ndodhet selia e operatorit/ve ekonomik.
“Nëse do të shkonim me supozimin se secili mosrealizim i kontratës ose realizim i pjësshem i kontratës do të plotësonte figurën e veprës penale atëherë krejt qytetarët e këtij shteti do të jenë përgjegjës penalisht dhe do ta shuanim të drejtën civile si degë të së drejtës.”, tha ai.
“Për fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit (pronë e Shërbimit korrektues të Kosovës ku i është dhënë në shfrytëzim për afat 10 vjeçar një personi fizik, pastaj është regjistruar si person juridik) ku është lidhur kontratë bash pa asnjë bazë ligjore, ku janë rrënuar objektet shtetërore, duke theksuar në aktvendim për hedhjen e kallzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale.”, shtoi Sallahu.
Ai e quan veprimin e Prokurorisë, keqpërdorim të mekanizmave ligjor për hakmarrje.
“Edhe njëherë, e njëjta “Prokurori Speciale” e ka bërë këtë veprim. Prandaj, është keqpërdorim i mekanizmave ligjor për hakmarrje, e asgjë më shumë!”, përfundoi ai./Arbresh.info.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...