Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar që urgjentisht të ri-themelohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, për shkak se krimet që janë kryer në vendin tonë, janë krimet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore.
Salihu e konsideron vendim të gabuar shuarjen e këtij instituti më parë.
Një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ishte mbyllur në vitin 2018. Ky institut ka publikuar tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur, për gjenocidin serb, si dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.
“Për 10 vite pune periudha 2008-2018 janë bërë dhjetë hulumtime rreth vrasjeve, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, shkatërrimin e arkivave, ku duhej të punohej së paku edhe për dhjetë vite tjera që të rrumbullakohej. Por, që nga 2018 më nuk janë lejuar as mjete modeste që të hulumtohej tutje për vrasjet, shkatërrimet, torturat etj”, tregon Salihu në RTK.
Sipas tij, kjo ka qenë mospërkrahje madje edhe injorim i një instituti jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai tha se është dashtë të dyfishohet numri i personelit që do të punonte në hulumtimin, dokumentimin dhe botimin e të dhënave për krimet e luftës.
“Për të qenë ironia më e madhe në korrik të vitit 2018 në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë u bë një lloj reforme dhe instituti për hulumtimin e krimeve të luftës u shndërrua në departament për drejtësinë tranzicionale”, deklaroi profesori i të Drejtës Penale.
Salihu përmendi shumë hulumtime të cilat edhe janë botuar, duke e theksuar se gjatë hulumtimeve kanë hasur në raste që femrat kosovare (gra, vajza) kanë ndërpre shtazanit e tyre si rezultat i dhunimeve në luftë, që sipas tij këtë e ka vërtetuar drejtori i spitalit të Kukësit.
“Viktimat e luftës nuk mund të flasin por ne që jemi gjallë e kemi obligim të flasim për ta”, ka thënë ai.
Ismet Salihu ka qenë udhëheqës i Institutit për Krimet e Serbisë në Kosovë. Ai rithekson edhe një herë që ky institut duhet të rithemelohet patjetër. Ndryshe, me 13 korrik të vitit të kaluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratuan Ligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, duke i hapur kështu rrugë themelimit të këtij instituti.
Por, në intervistë u tha se ky institut ka 1 person, që sipas Salihut, s’mund të bëj asgjë.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Kosova përkujtoi njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës, atë të Reçakut, ku forcat serbe vranë dhjetëra shqiptarë civilë të pafajshëm. Për shumicën e masakrave në Kosovë, kriminelët nuk e kanë marrë dënimin e merituar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...