Politika kosovare po synon që të arrijë konsensus rreth plaformës për fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, proces ky që po kërkohet të përfundojë me një marrëveshje ligjore të obligueshme për palët, e cila do të siguronte njohjen reciproke.
Por, para se kjo të ndodh, një ndër çështjet kryesore në këtë fazë të dialogut po kërkohet të jetë ajo e mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet ende as pas 19 vjetëve nga përfundimi i luftës me Serbinë.
Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, i cili është edhe zyrtar drejtues në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, ka thënë për Ekonomia Online se është e domosdoshme që kjo çështje të përfshihet në dialogun me Serbinë.
Sipas Salihut, shteti serb ka vrarë civilë shqiptarë me plan program dhe se për të gjithë personat e zhdukur, ajo ka informacione.
“Çështja që ngërthen dialogun është edhe ajo e personave të zhdukur. Kjo është ndër krimet më të rënda që ka kryer Serbia gjatë luftës. Kjo çështje gjithsesi që duhet të shtrohet, sepse të gjithë personat e zhdukur janë varrosur e rivarrosur në bazë të një plani të Serbisë. Regjimi i Serbisë i ka të gjitha të dhënat e lokacioneve ku janë varrosur personat e zhdukur”, ka deklaruar Salihu.
Andaj, sipas tij duhet t’i bëhet presion Serbisë për të dhënë informacione rreth lokacioneve ku i ka varrosur civilët shqiptarë nga Kosova.
Salihu vlerëson se në këtë dialog duhet të ngritet edhe çështja e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga Serbia sepse edhe djegiet e plaçkitjet janë krime të luftës.
“Për këtë arsye është dashur edhe më parë, por edhe tash duhet të bëhet persion dhe të kërkohet që gjithsesi të tregohen vendet ku janë varrosur viktimat civile shqiptare të luftës. Lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ana e Serbisë gjatë luftës tani për tani nuk është shtruar kjo çështje, por kjo nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme të afërt apo pak më të largët të shtrohet, për shkak se edhe dëmtimet, djegiet, plaçkitjet janë krime të luftës”, thekson Salihu.
Padia për gjenocid
Profesori i së Drejtës Penale vlerëson se gjenocidi është krimi më i rëndë në mesin e të gjitha krimeve që konsiderohen krime të luftës dhe i cili nënkupton zhdukjen e një kombi apo grupi grupi etnik.
Sipas Salihut, ka shumë elemente të këtij krimi që Serbia e ka kryer në Kosovë, por megjithë atë shteti serb nuk mund të paditet nga Kosova për gjenocid, edhe nëse do të ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara.
“Edhe po të ishim anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas rregullativës juridike aktuale të Tribunalit të Hagës dhe konventave tjera, shteti nuk mund të paditet për gjenocid, por personat që kanë planifikuar, organizuar, urdhëruar dhe kanë kryer krimet. Millosheviçi se ka vrarë askëndë, por ai ka planifikuar”, ka thënë ai për EO.
Për ta bërë këtë padi, Salihu vlerëson se duhet të formohet një ekip ekspertësh të cilët do të punonin dy vite në elaborimin e elementeve të krimit të gjenocidit
“Për ta paditur Serbin ë për gjenocid në këtë Kosovën tonë duhet të formohet një ekip prej 6 ose 7 ekspertëve, të punojnë një apo dy vjet, të gjitha aspektet e krimit të gjenocidit të elaborohen dhe të provohen me fakte e prova dhe të paditet, përndryshe me fjalë nuk do të ketë asgjë”, ka thënë tutje Salihu.
Sipas tij, shteti serb mund të paditet për kompensimin e dëmit, në këtë rast të miliarda eurove pasuri që i ka shkatërruar dhe plaçkitur regjimi i Slobodan Millosheviqit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...