Deputeti i Vetëvendosjes Sali Salihu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk e dinë se çfarë zori ka pasur kjo qeveri që Ministrinë e Bujqësisë ta udhëheq Lista Serbe.
“Si pasojë bujqit do të shkilen nga konkurrenca, prodhimet e tyre do të mbesin pa u shitur dhe ën fund do të hidhen në mbeturina. Nuk e di se si Lista Serbe do të mbrojë prodhimet vendore. Është për keqardhje që këtë sektor ta lini në duart e Listës Serbe. Kjo tregon që ju të gjithë nuk e keni hallin e bujqësisë dhe të ekonomisë po e kishit hallin e pushtetit”, ka thënë ai.
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat