Google ADS

Salihaj: Rruga më e mirë është që të shkohet në zgjedhje

13:38 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se problem kryesor qëndron tek legjislatura aktuale e cila sipas tij është më e keqja deri më tani nga paslufta.

“Nuk mbaj në mend se ndonjë legjislaturë ka funksionuar më keq se kjo tash. Nëse duam përgjegjësi e kemi këtu para nesh”, ka thënë Salihaj.

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e pastër dhe se LDK nuk e ka asnjë arsye që t’i frikësohet zgjedhjeve pasi siç tha, nuk ka skandale./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme