Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se rënia e partisë së tij në pozitën e tretë është për shkak të bashkimit të saj me PDK-në në qeverisjen e fundit, për të cilën parti thotë se është prapa vrasjes së veprimtarëve të LDK-së.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se është i sigurt që SHIK-u ishte prapa shumë veprimeve kriminale, përfshirë vrasjen e veprimtarëve të LDK-së, ndërsa “SHIK-u është strukturë e PDK-së”.
“Isa Mustafa me veprimin e tij për t’iu bashkuar një partie që ka vrarë veprimtarët më të mirë të LDK-së ka lënduar qytetarët dhe elektorati e ka ndëshkuar LDK-në. Pra është votë e vetëdijesimit të LDK-së që nuk lejon shkeljen e premtimeve dhe parimeve që i ka pasur LDK-ja. SHIK-u ishte pjesë e strukturës së PDK-së dhe ka kryer lloj-lloj veprimesh kriminale. Jam i sigurt që pas akteve kriminale dhe vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së është SHIK-u dhe PDK-ja. Nuk e përjashtojmë mundësinë që të ketë pasur edhe grupe tjera kriminale. Një bashkim i tillë u reflektua në këto zgjedhje”, ka thënë ai.
“Duhet ta shohim PDK-në si parti që ka pasur shumë struktura, në mesin e tyre edhe SHIK-un, e cila është themeluar nga PDK-ja dhe i ka shërbyer PDK-së. Një organizatë jolegjitime, kriminale”.
Ai ka thënë se edhe renditja e emrave të cilët janë të preferuarit ndaj Isa Mustafës dhe që nuk përfaqësojnë elektoratin e LDK-së në majë të listës ishte arsye tjetër për ndëshkim në votë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...