Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, e ka arsyetuar veprimin e kryeministrit Isa Mustafa për mosdërgimin e Demarkacionit në Kuvend, pasi thotë se nuk janë votat për një çështje të tillë.
“Unë mendoj se kryeministri Mustafa po bën veprime të arsyeshme që nuk po e sjell në Kuvend sepse ta sjellësh në Kuvend kur teknikisht shqiptarët nuk i kanë numrat e mjaftueshëm edhe po ta votojnë gjithë pa përjashtim shqiptarët e pozitës.
Në çdo aspekt nuk është numër i mjaftueshëm për mbajtjen e seancës plenare për ta votuar edhe po ta votojnë të gjithë. Por tashmë është fakt se një numër i deputetëve edhe të PDK dhe LDK e kanë kundërshtuar dhe nuk ka asnjë mundësi reale që të kalojë Demarkacioni”, tha Salihaj për Tribuna Channel.
Salihaj shtoi se me iniciativën e disa deputetëve të LDK-së, për ndryshimin e nenit të Marrëveshjes së Demarkacionit mund të arrihet një konsensus dhe të mos ketë krizë politike në vend.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...