Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj e ka komentuar vendimin e LDK-së për ta lënë atë jashtë listës zgjedhore.
Salihaj thotë se ky veprim i LDK-së nuk është i drejtë dhe bie ndesh me parimet elementare të demokracisë se brendshme.
Në një shkrim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Salihaj ka thënë se eliminimi u bë për shkak se ka votuar kundër koalicionit dhe kundër zgjedhjes se Thaçit president i Kosovës.
“Lidhur me Marrëveshjen e demarkacionit,u deklarova se nuk do ta votoj,ndonëse ajo nuk u soll asnjëherë në kuvend për votim”, ka shkruar Salihaj në ‘Facebook’
Postimi i plotë i Salihajt:
Tashmë u publikua lista zyrtare e kandidatëve për deputetë e LDK-së dhe ndodhi ajo që ishte pritur-u eleminuan nga lista 5 deputetë të deritashëm , në mesin e të cilëve jam edhe unë.
Konsideroj se ky veprim nuk është i drejtë dhe bie ndesh me parimet elementare të demokracisë se brendshme.
Eleminimi im u bë për shkak se votova kundër koalicionit me PDK-në ,si dhe kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të kuvendit dhe Hashim Thacit për president i Kosovës.
Lidhur me Marreveshjen e demarkacionit,u deklarova se nuk do ta votoj,ndonëse ajo nuk u soll asnjëherë në kuvend për votim.
Lidhur çështjen e koalicionit, në kuadër të të cilit përfshihen edhe zgjedhja e Thaçit dhe Veselit,organet e LDK-së për katër vite me radhë,duke ndjekur zërin e elektoratit tonë, kishin qëndrim të prerë se nuk do të bëhet koalicion me strukturat kriminale të PDK-së dhe SHIK-ut. Këtë qëndrim e kanë përcjellur për 4 vite me radhë te anëtarësia e LDK-së dhe te publiku, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri. Asnjë organ i LDK-së asnjëherë nuk ka marrë vendim që të bëhet koalicion me PDK-në,prandaj konsideroj se qëndrimet e mija kanë qenë në përputhje me vendimet e organeve të LDK-së . Po të pyetesha edhe tash,sërish do ta mbaja të njëjtin qëndrim,sepse konsideroj se është qëndrim i drejtë dhe është në përputhje me zërin e fuqishëm të elektoratit të LDK-së.
Une pata shumë pasoja për shkak të qëndrimeve të mija parimore, por pavarësisht këtyre pasojave , unë do të qëndroj me dinjitet,ashtu siç kam qëndruar para shumë sfidave e kërcënimeve që kam pasur në vazhdimësi,para,gjatë dhe pas luftës,deri edhe te kërcënimi për jetën.
I falënderoj të gjithë përkrahësit dhe simpatizantët e shumtë ,të cilët gjatë gjithë kohës më qëndruan pranë dhe më inkurajuan që të qëndroj drejt dhe ta dëgjoj zërin e tyre.
U premtoj se do ta vazhdoj punën dhe veprimtarinë time në LDK dhe se zëri i tyre përherë do të jetë orientim për mua. AS/Arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...