Salihaj e quan Kadri Veselin kapo të krimit dhe Korrupsionit

20:09 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së Adem Salihaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka komentuarr rrëzim e Qeverisë, shkruan Arbresh.info.

Ai ka thënë se dy partitë të cilat e formuan Qeverinë nuk kishin asgjë të përbashkët

“Këto dy parti nuk patën asgjë të përbashkët dhe ky koalicion nuk kishte si të përfundonte ndryshe”.

Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të Salihajt: 

Sot përfundoi një koalicion i panatyrshëm në mes një partie te vlerave të mëdha shtetformuese-lirisë,pavarësisë dhe demokracisë dhe një partie të zhytur në krim të organizuar,korrupsion dhe hajni të pafund.
Këto dy parti nuk patën asgjë të përbashkët dhe ky koalicion nuk kishte si të përfundonte ndryshe.
Unë isha që nga fillimi kundër një koalicioni të këtillë.
Unë isha që nga fillimi kundër zgjedhjes së Kadri Veselit, kapos së krimit në krye të institucionit më të lartë ligjvënës të Kosovës,i cili nuk mund ta durojë një njeri të tillë në krye të tij.
Unë isha kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës,sepse ai nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës,përkundrazi ka akuza publike për krime të llojllojshme, korrupsion, hajni të shumta e deri për bashkëpunim me agjentura të huaja dhe tradhëti kombëtare.
Të dashur anëtarë të LDK-së
Të dashur miq
Unë do të luftoj deri në fund për idealet tona të përbashkëta dhe jam i bindur se ju kam qëndruar besnik juve dhe vlerave e parimeve të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Presidentit tonë të dashur,Doktor Ibrahim Rugova.
Para nesh është edhe një betejë e re , besoj edhe e vështirë, por unë jam i bindur se së bashku do t’ia dalim. AS/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme