Sikurse në seancën e 15 shtatorit, edhe në seancën e së hënës, gjatë sesionit të pasdites, Salih Mustafa ka hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm në gjykimKryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se e kanë informuar se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, nuk dëshiron të jetë më i pranishëm në seancë.
“Rikujtoj këtu se sipas rregullit 68 (4) që përcakton se mund të mos jetë i pranishëm në gjykatë”, ka thënë ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Avokati Julious Von Bone, që mbron të akuzuarin, ka thënë se informon trupin gjykues që klienti i tij nuk dëshiron të jetë më i pranishëm në procedurën e dëshmitarit sot dhe nuk do të bëj ndonjë deklaratë tjetër sot.
“A do të vazhdoni të bëni parashtrimet në përputhje me rregullën 68 (4) sepse duhet përmbushur gjitha kushtet nëse duhet të konfirmoni se duhet të jetë i pranishëm. Nëse do të lejoj që të mos ndiqte disa pjesë të pyetjeve, nëse ai e lejon këtë gjë, do të ketë videolidhje me qendrën e paraburgimit por ndërkohë që transportohet nuk do të dëgjoj disa prej pyetjeve”, ka thënë gjyqtarja.Kurse, avokati tha se për sot nuk është e nevojshme.
“Por, për videolidhje nëse do të bëhet, do të ishte mirë të vendoset videolidhje që të marr pjesë me videolidhje nëse është nevoja të përgjigjet te trupi gjykues do të bëhet ndoshta përmes videolidhjes, jo në lidhje me këtë dëshmitar”, ka thënë ai.Tutje, deklaroi se në përgjithësi duket që ka dëshmitarë të cilët Mustafa i konsideron më të rëndësishëm se disa të tjerë.“Kur bëhet fjalë për të bërë pyetje apo diçka të tjerë, por përveç kësaj nuk ka dëshirë të marr pjesë. Mund të ketë raste kur duhet të konsultohemi për një a dy gjëra në lidhje me ata dëshmitarë”, ka thënë ai.Tutje, tha se Mustafa heq dorë nga e drejta e tij për të qenë i pranishëm dhe se ai do të përfaqësoj interesat e klientit të tij.
Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues, deklaroi se në këtë rast duke pas parasysh rrethanat e dëshmitarit që po dëgjohet, në të vërtetë nuk do të ishte e nevojshme prania e të akuzuarit.“Nuk do të ishte aq e domosdoshme për të akuzuarin të ishte këtu i pranishëm në krahasim me herët tjera. Por do të doja që trupi gjykues, që zyra e dëshmitarëve ta informoj dëshmitarin se ka ndryshuar kjo gjë që nuk është i pranishëm”, ka thënë Anni Pues.Nga ZPS u tha se kështu mendojnë edhe ata, por përveç kësaj, nëse do të bëhet rregull mungesa e të akuzuarit mbase duhet të dëgjohet edhe nga vet i akuzuari, dhe se seanca mund të vazhdoj edhe pa të.
“Ta kemi në procesverbal sepse në të ardhmen mund të bëhet diçka e rregullt, mungesa e tij në sallë” , kanë thënë ZPS.Më pas trupi gjykues, është tërhequr për konsultim, e pas kthimit, nga kryetarja e trupit gjykues u tha se sipas rregullës 68, paragrafi 4 i rregullores ka pas një paraqitje të parë, i akuzuari është njoftuar rregullisht se ka detyrim të jetë i pranishëm, ka hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm, avokati i tij do të jetë i pranishëm dhe do të përfaqësoj interesat e tij.
“Trupi gjykues mendon se nuk është e nevojshme prezenca e tij dhe e lejon të mos marr pjesë, dhe e konsiderojmë të nevojshme që nesër në mëngjes të jetë i pranishëm që të bisedojmë lidhur me praninë e tij, i japim urdhër të jetë i pranisëm në 9 e gjysmë”, ka thënë ajo.Ndryshe, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 15 shtator.Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...