Ministri i ri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot ka takuar kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, epidemiologun Zharko Karaxhovski, si dhe me sekretarin e Komisionit, pas së cilës në një deklaratë për AIM-n ka thënë se ndryshimet në Komisionin për Sëmundjet Infektive do të synohet zgjerimi dhe plotësimi i përbërjes së saj, me staf të ri profesional nga disa fusha.
“Diskutimet janë duke vazhduar dhe në këtë drejtim sot pata një takim me kryetarin dhe sekretarin e Komisionit. Puna profesionale e Komisionit për Sëmundje Infektive është e një rëndësie të madhe dhe përgjigja ndaj nevojave të qytetarëve është prioritet.
E kuptoj absolutisht interesin e publikut për hapat e mëtejshëm në lidhje me përbërjen e këtij organi, sepse rrethanat kërkojnë veprim të intensifikuar dhe të koordinuar të bazuar në vlerësime ekspertësh dhe realiste. Ky komision tashmë ka shumë profesionistë me përvojë në fushat e tyre, dhe hapat e mëtejshëm do të përfshijnë përmirësimin, trajnimin dhe profesionalizimin.
Qëllimi i këtyre masave sigurisht që është zvogëlimi i numrit të të infektuarve, si dhe mbrojtja e përgjithshme e shëndetit publik, në interesin më të mirë të qytetarëve”, tha ministri Sali./Telegrafi
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër