Kandidati i Nisma për kryetar të Pejës, Sali Kelmendi ka thënë se qytetarët e kësaj komune duhet të zgjedhin mes kandidatëve dhe jo mes partive.
“Ne kemi program social-demokrat që ju ndihmon shtresës së mesme”.
“Jam më i miri”, ka thënë Kelmendi, njofton Klan Kosova.
“Kam drejtuar programe televizive dhe kam punuar në komunë”, ka shtuar ai në Magazina Lokale.
“Unë do të sigurojë ujë për gjitha fshatrat e komunës, do të gjejë zgjidhje për mbeturinat, do të rivendosë transportin urban nga qendra deri në pikat më ekstreme të komunës dhe do të jetë falas për nxënës dhe pensionistë”, ka thënë ai.
Më tej Kelmendi ka theksuar se si kryetar do të ofrojë mbështetje financiare për të sapolindurit.
“Do të ndajë bursa për studentët e mirë”.
“Shërbimet funerale do t’i marrë komuna përsipër. Ne mendojmë të punësojmë të rinjtë, çdo vit nga 2 mijë veta”, ka thënë ai ndër të tjera.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën