Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është takuar me Princin e Kishës Katolike Shqiptare, Kardinalin Ernest Troshani, raporton arbresh.info.
Sipas tij, ata diskutuan për probleme aktuale shoqërore dhe kombëtare.
Ky është postimi i plotë i Berishës:
Nje takim i perzemert me Princin e Kishes Katolike Shqiptare, Eminencen e tij, Kardinalin Ernest Troshani!
Ne kete takim i shpreha Eminences se tij, Kardinalit Ernest Troshani mirenjohjen me te thelle per qendresen e tij epike gjate diktatures, deshmi e forces se jashtezakonshme, e besimit te tij tek Zoti dhe vlerat hyjnore. Mesha e çuar ne vitin1962 per presidentin e ndjere Kenedi ishte sfida me dinjitoze ndaj regjimit te diktatorit Enver Hoxha por dhe nje akt me te cilin Princi i Kishes Katolike te Shqiperise asokohe, Dom Ernest Troshani nderoi veten, kishen, kombin dhe mbare krishterimin.
Vleresimi nga shenjteria e tij e veprimtarise dhe qendreses gjate diktatures komuniste dhe lartesimi i merituar ne Kardinal, Princ te Kishes Katolike Shqiptare eshte nje nder i madh per besimtaret katolike dhe mbare kombin shqiptar.
Ne kete takim te perzemert me fryme mirekuptimi diskutuam probleme aktuale shoqerore dhe kombetare dhe i urova Kardinalit Troshani vitin e Ri dhe jete te gjate ne sherbim te Zotit, Krishtit mbret dhe kombit tone! sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/942655119228729/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...