sh-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur lidhur me arrestimin e Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës.
Berisha e veprimin e Marko Gjuriq e cilëson si një provokim të rrezikshëm në veriun e Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Një provokacion i rrezikshëm nga serbomadhi Marko Gjuriç në veriun e Kosovës!
Sot, në zbatim të ligjit, policia e Kosovës arrestoi për hyrje të kundraligjshme në territorin e Republikës së Kosovës njërin prej serbomëdhenjve më të damkosur, ministrin Marko Gjuriç.
Me këtë rast le të denojmë ne të dashur miq aktin e ketij provokatori të rrezikshem dhe të përgëzojmë autoritetet policore të Kosovës për pergjigjen e merituar ligjore që i dhanë atij”, shkruan Berisha, njofton Klan Kosova.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...