Kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike për Ballkanin (BASAM), Rifat Sait, ka thënë se ka përpjekje për të korrur farat e armiqësisë në Ballkan të mbjellë për shumë vite, andaj duhet qenë vigjilent dhe të kujdesshëm kundër kësaj.
Ai, në një deklaratë me shkrim, pohoi se SHBA-të dhe disa shtete të Evropës janë duke mbjellë fara të armiqësisë në mënyrë sistematike dhe me vetëdije mes Turqisë dhe shteteve të Ballkanit.
Ai theksoi se duhet me kujdes të vëzhgohet qëllimi pas ngjarjeve që kanë ndodhur pas sulmit ndaj flamurit turk në Maqedoni, tensionet me Greqinë dhe së fundi pas deportimit të anëtarëve të FETO-s në Kosovë.
“Ka përpjekje për të korrur farat e armiqësisë në Ballkan të mbjellë për shumë vite. Duhet të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm. Në vend që të marrim mësim nga e kaluara ende jemi duke u grindur mes nesh”, ka thënë Sait, duke pohuar se në reagimin e Kosovës është “gishti” i SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...