Sot është Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet ndaj gazetarëve, kështu që Rrjeti Safe Journalists thekson se ekziston një kulturë e mossanksionimit të krimeve të tilla në Ballkanin Perëndimor. Ashtu që ta adresojmë këtë çështje, Rrjeti po e lanson fushatën njëmujore #recognize&report.
Në Mal të Zi, rasti i plagosjes së gazetares hulumtuese në vitin 2018, Olivera Lakiq, ende paraqet një paralajmërim të madh për të gjitha organet hetimore në Mal të Zi, duke qenë se edhe pas 3 vitesh nuk ka marrë epilog gjyqësor.
Nga ana tjetër, më 30 tetor të këtij viti, një eksploziv shpërtheu në derën e hyrjes së gazetarit shqiptar, Eldion Ndreka, teksa në shtëpi ndodheshin prindërit, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, por për fat nuk u lëndua askush. Kjo ka ndodhur një vit më parë, por askush nuk është vënë para drejtësisë për këtë sulm.
Në fund të shtatorit të këtij viti, në Bosnje dhe Hercegovinë, anëtari i Presidencës, Milorad Dodik, sulmoi vazhdimisht mediet, raportimi i së cilave nuk i pëlqente, kështu që ai e cilësoi televizionin BN si “pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale kundër Republika Srpska” dhe “zyrtarëve më të mëdhenj në RS”… Dodik dhe zyrtarë të tjerë politikë në BiH nuk janë mbajtur kurrë përgjegjës për sulme të tilla publike ndaj medieve, të cilat vazhdimisht nxisin një atmosferë pasigurie dhe frike mes gazetarëve, ku si të tilla gjithashtu kërcënojnë lirinë e medies.
Në fillim të vitit 2021, gazetari nga Kosova, Visar Duriqi, u sulmua fizikisht para banesës së tij. Autorët ende nuk janë vënë para drejtësisë. Dështimi i drejtësisë për të ndriçuar këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera çoi në rritjen e numrit të sulmeve, kërcënimeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve.
Gjatë një proteste në Shkup, më 27 prill 2017, e cila më vonë rezultoi me sulmin në drejtim të ndërtesës së Kuvendit nga demonstruesit nacionalistë, gjithsej 21 gazetarë u sulmuan, kërcënuan apo u penguan që të raportojnë nga vendi i ngjarjes. Prokuroria Themelore Publike mbrojti politikanët dhe kundër disa sulmuesve të tyre u morën masa sipas detyrave zyrtare, të cilat u pasuan me dënim me burg nga gjykata penale. Edhe pse një grup gazetarësh paraprakisht kanë deklaruar në Gjykatë për ngjarjet e 27 prillit, ende nuk është ndërmarrë asnjë procedurë ligjore ndaj autorëve e sulmeve ndaj gazetarëve, rastet e së cilëve vazhdojnë të jenë ende në labirintin e gjykimit.
Shtëpia e gazetarit serb të medies lokale “Zig Info”, Milan Jovanoviq, më 13 dhjetor 2018 është djegur. Fatmirësisht ai dhe gruaja e tij mbijetuan, por shtëpia u dogj deri në themel. Pas gati dy vjetësh nëpër gjykata, ish-kryetari i komunës së Grockës dhe anëtarit të partisë në pushtet, Dragoljub Simonovic, oficeri i policisë, Vladimir Mihailovic, dhe Aleksandar Marinkovic u dënuan me 12 vjet e gjysmë për vepra penale ndaj sigurisë publike. Aktgjykimi është në pritje në Gjykatën e Apelit. Gjykimi i Igor Novakoviq është ndarë dhe për të një po zhvillohet një procedurë e veçantë.
Problemi i mosdënimit të sulmeve ndaj gazetarëve është edhe në Kroaci. Shembull është fakti që ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga sulmi fizik në Split ndaj kolegëve dhe anëtarëve të AGK, Ivana Sivro, kameramane e televizionit N1 dhe Zhivana Sus Zhivkoviq, gazetare e portalit dalmat. Procedurat gjyqësore ndaj sulmuesve ndaj kolegëve nuk kanë filluar ende.
Rrjeti i Safe Journalists, i cili përfaqëson mëse 8 mijë e 200 profesionistë të medies shprehë shqetësimin lidhur me mosefikasitetin e policisë, prokurorisë dhe gjykatave në rajon. Iu bëjmë apel institucioneve që të gjitha këto raste të procedohen sa më shpejt.
Rrjeti Safe Journalists do të informojë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këto raste.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb – Tiranë, 2 nëntor 2021
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Gazetarëve të BH
Asociacioni i Gazetarëve Kroatë
Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Medieve të Malit të Zi /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...