Kërcënimet e krerëve të shtetit serb si dhe raportimet se xhandarmëria serbe është parë duke qarkulluar në pjesën veriore të vendit ka ngritur shumë polemika në lidhje me sigurinë në vend.
E gjitha kjo erdhi pasi që Qeveria e Kosovës të hënën mori vendim për futjen në fuqi të masës së reciprocitetit ndaj targave që vijnë nga Serbia, shkruan arbresh.info.
Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi për arbresh.info, ka thënë se prania e xhandarmërisë serbe në vijën kufitare shkakton presion, dhe se çfarëdo që të jetë ata nuk guxojnë të kalojnë vijën kufitare.
“Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku gjoja u morë vendim kinse për lëvizjen e lirë të trupave të xhandarmërisë por edhe të njësisë së specializuar pran kufirit, megjithëse ata e dinë se deri ku mund të lëvizin, prapë se prapë nuk guxojnë ta kalojnë assesi vijën kufitare. Sido që të jetë vetë prania e atyre në afërsi të kufirit, krijon një lloj incidenti apo presioni për një sistem normal të komunikimit apo qarkullimit qoftë edhe të lëvizjes së trupave, pasi që lëvizja edhe manovrat e formacioneve të xhandarmerisë, të ushtrisë dhe të policisë ku është me e koncentruar, është një lloj presioni për palën tjetër”, tha Ibishi.
Ibishti tutje tha se pavarësisht forcës të cilën ata e shfaqin, duke llogaritur pranin e KFOR-it, dhe Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, nuk guxojnë të ndërmarrin diçka brenda kufirit.
“Prania e forcave të tyre paraqet një demonstrim të gatishmërisë së tyre, kinse për ndërmarrje të caktuara, e që unë i llogariti vetëm një aspekt demonstrimi të forcës, ata nuk guxojnë të ndërmarrin brenda kufirit duke llogaritur po ashtu edhe prezencën e Forcave të Specializuara të Policisë së Kosovës por njëkohësisht edhe në prezencën e KFOR-it, në këtë pjesë të territorit të Kosovës”, tha Ibishi.
Tutje Ibishi tha se provokimet nga ana e tyre janë të pritshme por që institucionet duhet të vazhdojnë me punën e tyre.
“Sidoqoftë provokimet e serbëve vazhdojnë dhe këto duhet pritur, edhe bllokada e rrugëve në Jarinjë dhe Bërnjak por mendoj që kjo Qeveri duhet të vazhdojë përmes policisë dhe Ministrisë Punëve të Brendshme t’i kryej detyrat e veta dhe të jenë konsekuencë në zbatim e këtyre”, deklaroi Ibishi.
Rreth këtyre kërcënimeve është deklaruar edhe KFOR-i.
Në një përgjigje për arbresh.info, misioni ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë KFOR-i ka bërë të ditur se nuk ka vend për shqetësim.
KFOR-i pohon se situata në veri është stabile.
“Situata e sigurisë është stabile. KFOR -i vazhdon të zhvillojë aktivitetet e tij në përputhje me mandatin e tij në OKB – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e vitit 1999, për të siguruar mbrojtje, siguri, dhe liri të lëvizjes në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjeje e KFOR-it.
Kujtojmë se bllokada është duke vazhduar akoma në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak./S.D/arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...