Anëtari i PDK-së, Triumf Sadikaj, në një postim ka thënë se është hera e dytë që Kryeministri dhe Ministrat shkelin Kushtetutën e Republikës së Kosovës për inate politike.
Madje ai tha se avokati i popullit mundet dhe duhet të kundërshtojë vendimin e Ministrisë dhe i duhet vetëm një shkresë.
Postimi i tij i plotë:
Mbrotja e lirive dhe të drejtave tona kushtetuese nga shkeljet e vazhdueshme të qeverisë është vetëm një shkresë larg, shkresë nga Avokati i Popullit për Gjykatën Kushtetuese. Por, heshtja po mbizotëron.
Është hera e dytë që Kryeministri dhe Ministrat shkelin Kushtetutën e Republikës së Kosovës për inate politike.
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës i cili paguhet nga taksat tona me 1.3 Milion euro buxhet brenda vitit, e ka për obligim kushtetues të mbroj liritë dhe të drejtat tona, mundet dhe duhet të kundërshtojë vendimin e Ministrisë dhe i duhet vetëm një shkresë. Pra, nuk duhet prit reagimin e Presidentit e as që deputetët të mbledhin nënshkrime për të ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, mundet dhe duhet Avokati i Popullit si institucion i pavarur të reagojë. Reagimi i tij nënkupton neutralitet ndaj çështjes, pa ndikim politik.
Heshtja e Avokatit të Popullit z. Hilmi Jashari ndaj shkeljeve të lirive dhe të drejtave tona është e papranushme.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave