Po ashtu, ai ka folur edhe për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së dhe urrejtjen që disa persona e shfaqnin paslufte për Presidentin Rugova.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sabit Geci, ka folur për luftën e UÇK-së dhe zhvillimet e pasluftës. Geci ka treguar se shokët e tij të UÇK-së, që janë pjesë e PDK-së e kanë lënë në “baltë”, në proceset gjyqësore ndaj tij.
Po ashtu, ai ka folur edhe për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së dhe urrejtjen që disa persona e shfaqnin paslufte për Presidentin Rugova.
“Bota sot”: A ke qenë ndër ta apo a keni marrë pjesë në ndonjë grup, i cili ka tentuar apo ka dashur ta vrasë ish Presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova?
Sabit Geci: Kjo është një ndër propagandat me të cilat përballesha mbas luftës. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë grupi. E jo e jo të ndonjë grupi që ka desht me vra Rugovën. Meqë jemi tek kjo pikë, dëshira ime është që sa më parë të hetohen nga të gjitha organet e drejtësisë të gjitha vrasjet e pasluftës. Qysh nesër le t’ia nisin. Se kam hiq problem sepse e di – së paku për vetën – që s’kam marrë pjesë dhe as që do t’kisha marrë pjesë ndonjëherë.
“Bota sot”: Përse gjithë kjo urrejtje u shfaq ndaj tij fill mbas përfundimit të luftës?
Sabit Geci: Unë asnjëherë nuk kam qenë në asnjë parti politike. Ndoshta për shkak të afërsisë me njerëzit e PDK-së, më quajtën edhe mua si njeri të PDK-së. Mund t’kemi kundërshti ndoshta në synimin për çlirimin e Kosovës, por asnjëherë urrejtje. Ndoshta persona të caktuar kishin urrejtje sepse e donin pushtetin e tij, por unë vetë, jo
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...