Kandidatja e PDK-së për Pejën, Sabiha Shala ka nisur sot fushatën elektorale nga qendra e qytetit.
Shala ka zgjedhur një format të fushatës duke takuar qytetarët dhe duke dëgjuar hallet e tyre.
E rrethuar nga një ekip kryesisht të rinjësh që janë kandidat të PDK-së për asamble komunale, ajo ka qëndruar për një orë në qendrën e qytetit të Pejës për të vazhduar më pas takimet, “derë me derë” në lokalet afaristë të “Çarshia e Gjatë”.
Pak fjalë e punë shumë, ky ishte mesazhi që i drejtohej qytetarëve pasi i dëgjonte ata se çka presin nga kryetarja nëse arrin të qeverisë me Pejën.
“Hapi i parë drejt një fitore të madhe. Ndjenjë e mirë dhe emocionuese të fillojmë fushatën sot nga qendra e qytetit të Pejës. Hapi i parë drejt një fitore të madhe. U ndjeva mirë dhe shumë krenare nga takimet e para me qytetarët të cilët me aq sinqeritet dhe ngrohtësi na uruan për fillimin e fushatës dhe nga zemra na dëshiruan suksese”, ka deklaruar Shala.
Përveç takimeve “derë më derë”, ajo në ditën e parë të fushatës së saj ka zgjedhur të takojë edhe përfaqësuesen e shoqatës “Hendikos” në Pejë, Sabrije Zeqiraj.
“Me të parën e kësaj shoqate, përpos që kisha kënaqësinë të ndaja kohën me të, ne biseduam edhe lidhur me përfshirjen e barabartë të personave që ajo përfaqëson në shoqëri”, ka thënë Shala.
Shala për herë të parë kandidon për kreun e komunës së Pejës ku kundërkandidat e ka Gazmend Muhaxherin të LDK-së, Fatmir Gashin e AAK-së, Sali Kelmendin e Nismas për Kosovë, Eneida Kelmendin nga Partia Fjala.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor